TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas perfundimit te nderhyrjes dhe hapjes se plote te Tirane-Durres dhe Durres-Tirane, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do te nise sot nderhyrjen ne nje tjeter segment shume problematik.
Sipas njoftimit te ARRSH, diten e hene, ne oren 06-00 te mengjesit do te filloje ndërhyrja per rehabilitimin se segmentit rrugor Degezimi Vore (shinat e trenit) – Fabrika e Tullave (rruga e vjeter) në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Bllokimi i askit rrugor dhe devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se hene date 02/07/2018. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:
Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren duke dhene te gjitha orientimet e duhura dhe vendosur sinjalistiken e duhur për orientimin e trafikut.
Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.