TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kroacia siguroi një biletë për në çerekfinalet e Botërorit, pas “thrillerit” të penalltive (3-2), pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1-1, ku spikat edhe penalltia e humbur gjatë lojës e Luka Modriçit.
Edhe pse ndeshja nisi me dy gola të shpejtë në harkun e katër minutave – Joergensen për Danimarkën në minutën e parë dhe Mandzukiç për Kroacinë në të 4’ – 90 minutat nuk e përcaktuan dot fituesin çiftit Kroaci-Danimarkë (1-1).
Takimi vazhdoi me shtesat, dy herë nga 15 minuta, teksa në minutën e 118-të, Rebiç fitoi një 11-metërsh, por Luka Modriç e gjuajti në mënyrë të dobët, me portierin danez Shmajkëll që e priti atë.
Në serinë e penalltive, Kroacia fitoi 3-2, por ata që shkëlqyen ishin të dy portierët, por me kroatin Daniel Subashiç që priti tre penallti (Eriksen, Shoene dhe Joergensen) dhe Kasper Shmaikëll që bllokoi dy gjuajtje të kroatëve (Badelj dhe Piraviç).
Golin e kualifikimit nga seria e penalltive e shënoi Ivan Rakitiç.
Në çerekfinale Kroacia e drejtuar nga Zllatko Daliç do të luajë më Rusinë, që nga e saj eliminoi Spanjën, po nga goditja e penalltive (4-3), pasi koha e rregullt dhe shtesat mbaruan 1-1.
/TPZ.AL/