AKTUALITET, 3 Shkurt 2020, 22:01

Pas Hajrëve të Shijakut, OFL-ja sërish nesër në një aksion tjetër

Pas Hajrëve të Shijakut, OFL-ja sërish nesër në

Zv.minisitri i Brendshëm, Julian Hodaj, ka reaguar sot në lidhje me paketën "Anti-KÇK", duke thënë se nesër "Operacioni Forca e Ligjit" (OFL) do të ketë një tjetër goditje. I ftuar sot emisionin “Open”, Hodaj tha se kjo strukturë po përgatitej prej kohësh, por u vonua ngaqë ra tërmeti.

Zv-ministri foli për fillimin e aksionit të parë të ‘anti- KÇK’ duke thënë se sot është bërë një aksion ku një familjeje i janë sekuestruar një resort dhe disa pallate duke iu resuar pronave të Altin Hajrit në Shijak.

Më tej ai pohoi se policia ka një liste “që ka ekzistuar prej kohësh, por nuk ka rëndësi se sa është numri. A janë 50, 100 apo 250 nuk ka rëndësi. Nesër do të ketë një tjetër aksion”.

Sot, OFL-ja nisi aksionin dhe ka sekuestruar resortin “Golden” që ishte në pronësi të Hajrave të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.