TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Spartak Ngjela, ka qenë i ftuar në emisionin e Eni Vasilit, sëbashku me zv.ministrin e brendshëm, Juljan Hodaj, për të diskutuar rreth nismës së qeverisë anti-KÇK dhe SPAK-un.
Duket qenë se biseda vërtitej rreth SPAK-ut, avokati nuk mund ta duronte kurrësesi që autoriteti i këtij institucioni të nëpërkëmbet nëpërmjet aktit normativ të qeverisë dhe ka "goditur" zv.ministrin gjatë të gjithë biesdës. Avokati e quajti Hodën "polic" që nuk kupton gjë dhe paralajmëroi se do të largohet nga studio, nëse ai nuk pushon së foluri.
Spartak Ngjela: Zonjë të lutem, unë ngrihem dhe iki tani nga tryeza, nuk merrem unë me polic, po ik andej....
Zv. Ministri Hodaj: Të lutem mbaj gojën, ti nuk ke lexuar as minimalen, as Kushtetutën.
...
Neritan Sejamini: Ore ti, dëgjon apo jo? (i drejtohet zv. ministrit)
Spartak Ngjela: Ku ka aftësi mendore ai...
/TPZ.al/