AKTUALITET, 24 Nëntor 2020, 21:14

“Pas denoncimit të Bashës qeveria ka raportuar një rritje drastike të numrit të viktimave”, ish-deputeti i PD pyet Ramën: Mos duhet t'ju thuash të vërtetën shqiptarëve?


Ish-deputeti i partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në rritje me numrin e viktimave nga koronavirusi në vend.

Përmes një shënimi në Twitter, Shehu thotë se rritja e e numrit në ditët e fundit ka ardhur, pas denoncimit publik të kryedemokratit Lulzim Basha.

Në fund të reagimit të tij, Shehu e pyet kryeministrin Edi Rama: “në vend që të bëje politikë me çështjet e jetës dhe vdekjes, a mos duhej tu thote të vërtetën qytetareve?!”

Postimi i plotë:

Që kur Basha ekspozoi faktin se Rama po fsheh numrin real të viktimave të Koronavirusit në Shqipëri, qeveria ka raportuar një rritje dramatike të numrit të tyre. Rama, në vend që të bëje politikë me çështjet e jetës dhe vdekjes, a mos duhej tu thote të vërtetën qytetareve?!