TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një shënimi në facebook ka ndarë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të shokut dhe mikut të tij, Arjan Kuçi.
Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe mbështetjen e tij, në këto momente kaq të vështira, Kreu i Shtetit ka treguar sakrificat e mikut të tij për të shpëtuar nga varfëria në vitin 1990.
Mesazhi i plotë:
Ndarja nga jeta e Arjan Kuçit, shokut dhe mikut tim të mrekullueshëm në momentet më të vështira, është një lajm shokues dhe tronditës.
Edhe pse i mbetur jetim adoleshent, Arjani nuk u dorëzua, por i doli për Zot familjes së Tij, duke hyrë në Ambasadën Gjermane në korrik të vitit ’90, me shpresën për ta shpëtuar nga varfëria, duke bërë edhe shumë sakrifica, veçanërisht për motrën e vëllain më të vogël, për t’u shndërruar në model frymëzues, force e virtytesh edhe për ne miqtë e Tij.
Arjani mbeti gjithmonë një shok i mrekullueshëm për të gjithë ne dhe një familjar i jashtëzakonshëm e patriot.
Jam pranë familjes së dashur Kuçi në këto momente tepër të vështira, të gjithë të afërmve dhe miqve të tyre.
I përjetshëm kujtimi dhe guximi i Tij!