AKTUALITET, 11 Maj 2020, 10:46

Meta i kthen Kuvendit ligjin për “Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”: Ja arsyet që nuk u dekretua

Meta i kthen Kuvendit ligjin për “Prokurimet në fushën e


Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kthyer sot Kuvendit të Shqipërisë, ligjin për “Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.

Në një njoftim të sotëm, të bërë publik në faqen e Presidencës, kreu i shtetit ka numëruar gjithë argumentet ligjore se pse nuk e ka vënë firmën mbi këtë ligj të miratuar nga shumica në Kuvend, por e ka kthyer atë mbrapsht për rishqyrtim.

“Pavarësisht qëllimit pozitiv të deklaruar të kësaj nisme ligjore, mënyra e formulimit të disa prej dispozitave që lidhen me shtrirjen e zbatueshmërisë së këtij ligji, cenojnë parime të rëndësishme kushtetuese”- thuhet ne argumentimin e Presidentit.

D E K R E T

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 36/2020 “PËR PROKURIMET NË FUSHËN E MBROJTJES DHE TË SIGURISË”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Nr. Dekretit 11482 Tiranë, më 08.05.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META

JA ARSYET E KTHIMIT