SPORT, 3 Maj 2021, 20:38

Partizani thyen tersin, mposht Apoloninë dhe rrëmben kreun

Partizani thyen tersin, mposht Apoloninë dhe rrëmben kreun

Ky sezon i Superligës mund të mos jetë nga më të bukur por pa diskutim është nga më konkurruesit në vitet e fundit. Situata në tabelën e renditjes ndryshon thuajse jave pas jave, kështu ndodhi edhe këtë herë pas javës së 31-të.

Partizani thyen më në fund tersin përballë Apolonisë duke marrë një fitore minimale por e mjaftueshme sa për të rrëmbyer kreun.

Të kuqtë e Ilir Dajës kishin kontrollin total të lojës, krijuan rase pafund, madje në pjesën e parë goditën dhe shtyllën pingule me Bardhin.

Në pjesën e dytë, në minutën e 76-të ishte Jasir Asani i cili u shërbye në mënyre perfkete në zonë, nuk shpërdoroi duke dërguar topin në rrjetë dhe të kuqtë në avantazh.

Rezultati nuk ndryshojë deri në fund, me kryeqytetasit që ngjiten në krye të tabelës në kuotën e 57-të pikë, një më shumë se Teuta.