SPORT, 2 Maj 2021, 23:09

Barcelona përmbys Valencian, rikthehet në garën për titullin

Barcelona përmbys Valencian, rikthehet në garën për titullin

Barcelona është rikthyer në garën për titull pas fitores me përmbysje 2-3 në Valencia. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, kur fillimisht Gabriel Paulista përfitoi nga një hutim i mbrojtjes dhe portierit blaugran dhe me lehtësi shënoi me kokë.

Më pas Messi do të shënonte një dygolësh dhe Griezmann një tjetër për të marrë tri pikët nga ‘’Mestalla’’ e për t’u rifutur në garën për tiull kur kanë ngelur dhe katër ndeshje për t’u luajtur.

Vendin e parë në La Liga e mban Atletico Madrid me 76 pikë, teksa ndjekin Real Madrid dhe Barcelona me 74 pikë.