SPORT, 2 Maj 2021, 18:17

Fitore e madhe e Skënderbeut, Kastrioti në zonën e rënies

Fitore e madhe e Skënderbeut, Kastrioti në zonën e rënies

Një Superiore e çmendur edhe në fundin e klasifikimit, me Skënderbeun që, i cilësuar si i rrëzuar deri pak javë më pare, tani mund të flirtojë dhe me shpëtimin direkt falë një suksesi 0-2 në Kamëz ndaj një rivali si Kastrioti. Në një ndeshje shumë të luftuar vendosën një gjysmë gol i Jean Victorit dhe i Vangjelit në fund, me korçarët që bënë një tjetër rezultat surprizë, pavarësisht se në fund rrezikuan jo pak pas një 11-metërshi të humbur nga Meksi.

Një tjetër humbje për Kastriotin që i menduar i shpëtuar deri pak kohë më parë, tani e sheh veten të përfshirë plotësisht në garën e mbijetesës.

Në fund të pjesës së parë krutanët mbetën me dhjetë lojtarë. Indrit Prodani ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për goditje më bërryl ndaj Vangjelit. Momente tensioni në fushë, Çela godet me kokë Sadriun, por arbitri nuk e shikon dhe ndëshkon të dy lojtarët me të verdhë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 69-të, me Jean Victor që shënon pas një topi të mbetur zonë.

Penallti për Skënderbeun në minutën e 93-të. Mara pengohet nga Rami, por nga pika e bardhë Meksi godet keq. Kastrioti hidhet i tëri në sulm, porn ë të 94-tën David nuk arrin të shënojë. Vetëm pak çaste më vonë Kosta Vangjeli shënon golin e 0-2, duke shfrytëzuar kundërsulmin e radhës të miqve.

Një tjetër fitore e madhe e Skënderbeut, me Memellin që pas finales së Kupës po i shkon shumë pranë shpëtimit të pamenduar, ndërsa për Kastriotin krizë e thellë tanimë që nuk favorizohet as nga kalendari i javëve të fundit, duke u futur në një spirale për mbijetesën, që e mendonte të arritur deri pak javë më parë.