TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga objektivi për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm në rrezikun për të mos marrë pjesë as në Conference League. Ecuria e Romës në katër javët e fundit, lë për të dëshiruar.
Skuadra verdhekuqe u mposht 2-0 nga Sampdoria në Gjenovë dhe në katër javët e mbetura rrezikon të humbë edhe vendin e shtatë që i kërcënohet nga Sassuolo. Plot 11 pikë të lëna në vetëm pak javë nga skuadra e kryeqytetase, që po i bën një mbyllje të shëmtuar sezonit.
Sfida e luajtur në “Luigi Ferraris” u vendos nga golat e Adrien Silvas dhe Janktos. I pari shënoi në fundit e pjesës së parë, i shërbyer nga Thorsby, ndërsa mesfushori çek pati bashkëpunimin e Verres në momentin e realizimit të golit të dytë.
Duhet theksuar se Edin Dzeko humbi një 11-metërsh në minutën e 72-të, moment që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës. Sampdoria me këtë sukses shkon në kuotën e 45 pikëve.