TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ligji kundër mediave online apo i njohur ndryshe si paketa ‘anti-shpifje’ është miratuar në Kuvend nga deputetët. Pro kanë votuar 83 deputetë, 13 kundër dhe 4 abstenim.
Sot paradite një grup gazetarësh protestuan para Kuvendit për të ndaluar miratimin e këtij ligji. Por mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama nuk u tërhoqën.
Ligji i ri i jep fuqi Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe atributet e një gjykate për të vendosur gjoba dhe mbyllje të portaleve në rast të ankesave nga palë të treta.
Kundër këtij ligji janë shprehur edhe Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe mbi 30 organizata botërore që mbrojnë lirinë e medias.
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2019/12/18/ligji-eshte-i-vdekur-qe-ne-lindje-do-te-rrezohet-me-cdo-mjet-demokratik-gazetaret-protestojne-kunder-censures/