AKTUALITET, 7 Mars 2020, 08:46

Turqia vendos mbi një mijë policë për të mos lejuar emigrantët të kthehen nga Greqia


Qeveria turke thotë se do të vendosë 1.000 policë në kufirin e saj me Greqinë për të ndaluar emigrantët të kthehen dhe të shkojnë përsëri drejt Turqisë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Sulejman Soylu njoftoi të enjten se qeveria do të vendosë 1.0000 forca speciale policie për të ndaluar mijëra e mijëra emigrantë që të kthehen në territorin turk, raporton Reuters. Ai tha se 164 emigrantë ishin plagosur nga autoritetet greke.

Komente e Soylu vijnë në kulmin e debateve midis Ankarasë dhe Athinës pas vendimit të Turqisë për të mos respektuar më një marrëveshje të vitit 2016 me Bashkimin Evropian për të ndaluar flukset e migracionit të paligjshëm në Evropë në këmbim të miliarda eurove ndihmë.

Që nga ajo kohë, mijëra emigrantë kanë arritur në kufirin turk me Greqinë me shpresën për të kaluar në Evropë.

Ankaraja ka akuzuar autoritetet greke se ka vrarë dhe plagosur emigrantë afër kufirit.

Athina e ka refuzuar këtë, duke thënë se policia turke po ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.