TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në autostradën Tiranë-Durrës.
Një person mësohet se ka humbur jetën, ndërkohë që janë të paqarta rrethanat e këtij aksidenti.
Policia ndërkohë ka devijuar qarkullimin në rrugën dytësore.
Informacioni paraprak i Policisë:
Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.