TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita e sotme parashikohet me mot të vranët në të gjithë vendin.
Sipas Shërbimit Metoalb do të ketë reshje shiu prej orëve të para të ditës deri në mesditë të vazhdueshme dhe intensitet mestar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike në të gjithë vendin. Gradualisht në orët e mbrëmjes reshjet do të humbin intensitet.
Mjegull/Mjegullinë nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-20 m/sek në bregdet e vrullshme dhe me rrahje.
Valëzimi në dete parashikohet: forca 4 me lartësi vale 1.5-2.0 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 9/10 re shi |
| Kukës | 4/6 re shi |
| Lezhë | 8/9 re shi |
| Dibër | 3/4 re shi |
| Durrës | 10/14 re shi |
| Tiranë | 12/14 re shi |
| Elbasan | 11/14 re shi |
| Berat | 9/12 re shi |
| Vlorë | 10/11 re shi |
| Korcë | 2/4 re shi |
| Gjirokastër | 7/8 re shi |
| Sarandë | 11/12 re shi |
TPZ.AL