TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i burgosur shqiptar raportohet të ketë humbur jetën ditën e Pashkëve në burgun e Malandriut.
37-vjeçari shqiptar me iniciale S. Z la pas bashkëshorten dhe pesë fëmijët që janë nga mosha 2 deri në 15-vjeç. Kjo është vdekja e dytë brenda dy javëve në burgjet greke.
Shqiptari në fjalë është nga qyteti i Vlorës dhe ishte dënuar për vjedhje.
Shokët e tij burgut thonë se tani nuk kanë para për ta dërguar në Shqipëri për ta varrosur, dhe i bëjnë thirrje shtetit shqiptar për të ndihmuar familjen e viktimës.
Mësohet se Selimi ishte ankuar burgun Malandrino për një javë në lidhje me dhimbjen e dhëmbit. Për këtë i janë dhënë antibiotikë, një depon dhe pa e parë asnjë doktor i është thënë që të kthehej në qelinë e tij, shkruan Focus News.
Burgu i Malandrino i ka kontaktuar familjarët e tij thjesht për t’i informuar se duhet të paraqiten për të marrë trupin e burrit.