TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kosovës ka arrestuar 315 persona për mosrespektim të masave ndaj pandemisë Covid-19, që nga 15 prilli, të cilët akuzohen se kanë thyer masat e vendosura për frenimin e këtij virusi.
Sipas Policisë, në rajonin e Prishtinës nga 15 prilli e deri më tani janë paraqitur 46 raste të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 105 personave të përfshirë.
Pas rajonit të Prishtinës, numri më i madh i rasteve janë paraqitur në rajonin e Prizrenit me 50 raste, ku janë arrestuar 103 persona të përfshirë. Ndërkohë, në Pejë janë raportuar 16 raste me 41 persona të përfshirë, kurse ai i Gjakovës me 10 raste dhe 30 persona të arrestuar.
Sakaq, komuna e Ferizajit ka raportuar 7 raste me 13 persona të përfshirë dhe ajo e Gjilanit 6 raste me 9 persona të arrestuar. Sipas raporteve të publikuara nga ana e PK-së, në Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, janë paraqitur 10 raste me 23 persona të përfshirë.