AKTUALITET, 9 Shkurt 2019, 18:32

Dëmtohet në rrethana të paqarta me mjet prerës, përfundon në spital 46-vjeçari

Dëmtohet në rrethana të paqarta me mjet prerës,

Një 46-vjeçar është plagosur me mjet prerës pasditen e sotme, pas një konflikt mes disa të afërmve.

Ngjarja ka ndodhur në Patos, rreth orës 17:25.

I plagosur në bark dhe mushkëri ka mbetur shtetasi Eduard Haxhiaj, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 17:25, shtetasi E.H, 46 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.