AKTUALITET, 9 Shkurt 2019, 18:18

Marsial dhe Pogba dhurojnë spektakël, Junajtid nuk di të ndalet

Marsial dhe Pogba dhurojnë spektakël, Junajtid nuk di të ndalet

Mançester Junajtid i Solskjaer nuk di të ndalet, pasi ‘Djajtë e kuq’ kanë arritur që të fitojnë edhe takimin e sotëm në transfertë ndaj Fulhemit me rezultatin e pastër 0-3. Dy golat e shënuar nga Pogba dhe perla e Marsialit kanë mjaftuar për t’i dhënë fitore Mançesterit.

Në minutën e 14-të, Pogba ka shkarkuar një të majtë potente duke lënë të palëvizur portierin e Fulhemit. Ndërkohë, në minutën e 23-të ka qenë radha e Marsial për të shënuar një supergol i cili mori topin që nga mesfusha për të dribluar këdo që i dilte para.

Në pjesën e dytë, ka qenë sërish radha e Pogbas për të shënuar golin e tretë duke shndërruar në gol një penallti. Me këtë fitore, Junajtid është ngjitur përkohësisht në vendin e katërt duke kapur zonën Champions.