TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pandemia e Covid-19 ka përfshirë botën prej më shumë se 6 mujash e tashmë ekonomitë e shumë shteteve janë goditur rëndë.Gjermania ndonëse një ndër shtetet më të fuqishme në tregun e punës dhe një vend me ekonomi të lartë, por CCovid-19 e ka goditur rëndë.
Siç shkruajnë edhe mediat e huaja, Gjermanisë do t’i duhen të paktën edhe tre vjet që tregu i punës të rikuperohet nga pasojat nga pandemia e koronavirusit.
Ky lajm është bërë me dije nga kreu i Agjencisë Federale të Punësimit, Detlef Scheele.
“Patjetër, do të zgjasë deri në vitin 2022 ose 2023 para se të kthehet në nivele normale.”-ka thënë ai.
Shkalla e papunësisë në Gjermani qëndroi në 6,2% në qershor, e barabartë me rreth 2,85 milionë njerëz të papunë, nga të cilët rreth 640 000 fajësojnë krizën aktuale për situatën e tyre.
Më tej Scheele thotë se papunësia do të rritet gjatë verës, siç ndodh zakonisht, megjithëse ai nuk pret që numri i të papunëve të rritet mbi tre milionë. Sipa kreut gjerman, kriza e tanishme është e lidhur më shumë me pandeminë e Covid-19 sesa me shkaqe ekonomike ose strukturore, që do të thotë se një rikuperim mund të fillojë menjëherë sapo faktorë të caktuar të fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur.
“Ne aktualisht presim një recesion që është kryesisht për shkak të efekteve të pandemisë. Tregu i punës ishte me të vërtetë i shëndetshëm.”- përfundoi ai.
Deri më tani Gjermania ka shënuar 9.181 viktima si shkak i koronavirusit si dhe janë infektuar 204.298 të tjerë, por lajmi i mirë është se mes tyre janë shëruar plotësisht 188,600 pacientë me Covid-19.