TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fjalën e tij për gati 1 orë Kryeministri Rama, nuk e kafshoi më gjuhën siç dhe e premtoi që në krye të herës duke sulmuar Presidentin Meta nëpërmjet ironizimit të “Kadrinjve” të medias, opozitës duke e cilësuar Lulzim Bashën si një “burrë pa hallate” dhe Monika Kryemadhin si doktore Shkencash në Horoskopologji
Në fund nuk ka kyrsyer as të vetët kur ka detyruar të gjithë njerëzit e mbledhur për mitingun e tij të nxjerrin smartfonët të bëjnë foto dhe ti postojnë në profilet personale si një “triumf” i Partisë Socialiste.
“Pandeli nxirre telefonin Pandeli. Mos kurse internet”, thirri Rama ndërsa pak veta po i bindeshin kërkesë-urdhrit të Ramës për të shkrepur foto të tij, ndërsa ishte akoma në podium.
Më të bindurit ishin ata të rreshtit të parë, në rrezen e qartë të shikimit të kryeministrit, ndërsa kamera nuk fokusoi në asnjë moment ministrin e Diasporës, Pandeli Majkon. Ndaj ende se dimë nëse Pandi, siç e quan Rama shkrepi një foto të këtij momenti historik.