AKTUALITET, 23 Mars 2019, 13:37

Detaje të reja nga ekzekutimi i avokatit të Shullazit/ Makina e vrasësve e vjedhur para 3 muajsh, ngjarja u filmua nga kamerat

Detaje të reja nga ekzekutimi i avokatit të Shullazit/ Makina e

Ditën e djeshme, qyteti i Elbasanit u trondit nga vrasja e avokatit Ravik Gurra.

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja me dy plumba në kokë e avokatit të fisit të Çapjave dhe të Emiliano Shullazit.

Burime hetimore bëjnë me dije se makina që u gjet e djegur në fshatin Bradashesh rezulton të jetë e vjedhur në dhjetor të vitit 2018 dhe është e denoncuar nga pronari i saj.

Tashmë çështja ka kaluar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë marrë në dorë hetimet duke mbledhur dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurive pranë lokalit ku u vra Gurra.

Sipas kamerave të sigurisë, një person i pamaskuar u afrua në tavolinën ku ndodhej i ulur 50-vjeçari së bashku me dy miq të tij, ndërsa në makinën tip “Benz” e prishte bashkëpunëtori duke qëlluar me silencator avokatin.

Pasi kreu krimin, autori u largua me shpejtësi duke e lënë makinën 7 kilometra larg vendit të ngjarjes në zonën e Bradasheshit. Në momentin e gjetur në Bradasheshit, mjeti u gjet i djegur duke e bërë edhe më të vështirë mbledhjen e provave.

Avokati Ravik Gurra kishte marrë para disa vitesh pasaportën angleze. Ai bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë ku aktualisht ka edhe familjen e tij. Gurra njihet si avokati i Emiljano Shullazit, anëtarëve të fisit “Çapja” në Elbasan, bandës “Hakmarrje për drejtësi” dhe dy vëllezërve Hysa.