TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja demokrate, Orjola Pampuri, ka denoncuar uljen e shpenzimeve për shëndetësinë nga qeveria pikërisht në kulmin e pandemisë.
‘Në kulmin e pandemisë, përballë një sistemi shëndetësor me aq shumë mangësi e probleme, qeveria ka luksin të ulë shpenzimet për shëndetësinë, pikërisht në kohën kur ka më shumë nevojë që të përmirësohet shërbimi, të shtohet numri i personelit shëndetësor, e të motivohen e mbështeten ata që janë çdo ditë në krye të detyrës, të blihen aparatura e specifikisht për të përballuar pandeminë të alokohen fonde për blerjen e aparaturave ECMO, si dhe të anulojë koncensionet në shëndetësi e të alokojë paratë për të përballuar krizën.
Kjo qeveri vijon të bëjë shoë e të tallet me qytetarët e shëndetin e tyre, e duke vijuar abuzimet si të ishim përballë një situate normale.