AKTUALITET, 7 Gusht 2020, 19:34

Konfirmohen 151 raste të reja me koronavirus në Greqi, shtatë zbulohen gjatë kontrolleve në kufi

Konfirmohen 151 raste të reja me koronavirus në Greqi, shtatë

Autoritetet greke njoftuan sot për 151 raste të reja të koronavirusit në vend, nga të cilat shtatë janë zbuluar pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 5,270 dhe 54,6% e rasteve janë burra. 14 pacientë me moshë mesatare 70 vjeç po trajtohen të intubuar, ndërkohë që 129 pacientë janë larguar nga ICU.

Mësohet se 17 raste të reja me COVID-19 janë nga një dasmë në Alexandroupolis, nga e cila ishte raportuar 50 raste të tjera më herë.

Fatmirësisht nuk janë regjistruar vdekje të tjera, ndërsa numri total i tyre është 210.