TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Alo, Edi jam! Laj duart dhe mbaj maskën!,”-ky ishte refreni me të cilin shqiptarët përballeshin çdo ditë gjatë shtetrrethimit prej pandemisë së koronavirusit. Por mesa duket kryeministri i vendit, Edi Rama ka harruar gjithë këshillat që shpërndau për muaj me radhë tek shqiptarët. Sot, kreu i qeverisë ishte në Farkë, ku edhe inaguroi një shtëpi të rindërtuar nga tërmeti.
Gjatë gjithë vizitës së tij, Rama u rrethua me njerëz nga maska, duke nisur nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e deri tek anëtarët e familjes. I vetmi pa maskë ishte Rama.
Kryeministri duket se është me “fat” pasi ata që e rrethojnë duan që ta mbrojnë nga një infektim i mundshëm dhe mbajnë maskë pranë tij. Duke qënë se të gjithë tregohen aq të kujdesshëm, Rama “shijon lirinë” pa maskë dhe i sigurt nga pandemia.
