LIFESTYLE, 25 Gusht 2020, 15:45

Yuri Kim shkon në Dhërmi: Ndalova për kafe e raki, gratë që takova duken serioze në foto, por ishin me humor. Sollën liker, njëra më mbushi duart me fiq


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vazhdon pushimet në jugun e Shqipërisë.  Ambasadorja ka shijuar edhe perëndimin në Dhërmi. Ajo ka shpërndarë disa fotografi, me gjasë nga dita e shkuar, ku thotë se ka takuar edhe disa nga gratë e fshatit.

“Shëtitje gjatë perëndimit në Dhërmi. Mësova se si po restaurohet qyteti. Ndalova për kafe dhe raki ndërkohë që po admiroja pamjen.

Gratë që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ishin të shkëlqyera dhe me humor. Ato sollën liko, liker dhe treguan histori të këndshme.

Madje një zonjë më tregoi shtëpinë e saj dhe më pas më mbushi duart me fiq. Faleminderit njerëzve të Dhërmiut për mikpritjen dhe që më treguat zemrën tuaj të vërtetë prej shqiptari”, shkruan Kim.