LIFESTYLE, 25 Gusht 2020, 10:40

Rozana Radit i vjedhin dyqanin, këngëtarja publikon filmimet

Rozana Radit i vjedhin dyqanin, këngëtarja publikon filmimet

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Rozana Radi ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku tregon sesi një djalë i mitur futet në dyqan dhe drejtohet për tek kasa ku ndodheshin paratë. Duke përfituar nga mungesa e shitëses ai ka marrë një sasish parash dhe i ka fshehur në bluzë. “Te dyqani im. Të gjithë duart lart. Këto që vodhi i ka pas me prish te Folie, kurse 1 mijë lekëshin e ka pasur për bukë,”- ka shkruar Rozana krahë videos.