TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që alkooli është i dëmshëm dhe të shkatërron fizikisht kjo dihet, por Justine whitchurch, është shembulli më i mirë i kësaj.
47-vjeçarja nga Australia është transformuar totalisht, 7 vite pasi la alkoolin. Ajo tani duket shumë më e re dhe më e bukur sesa kur ishte 40 vjeçe dhe sigurisht më e shëndetshme.
Justin pasi la alkoolin nisi të merrej me sport, shkonte të palestër dhe kjo e ka ndihmuar shumë. 47-vjecarja e thotë se pinte nga tre shishe verë në ditë, përveç pijeve të tjera.
Arriti deri në atë pikë, sa kur e pa i ati njëherë, nuk e njohu.47-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, thotë se vendosi të ndryshojë, kur e bija 9-vjeçare, ndërsa e shihte me lot në sy, i përgjërohej të hiqte dorë, pasi kishte frikë për shëndetin e saj.
