TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare gazetari i njohur Kastriot Shehdadi.
Lajmin e ka dhënë dega e partisë Alternativa në Gjakovë, e cila e ka cilësuar vdekjen e Shehdadit humbje për gazetarinë dhe Komunën e Gjakovës.
“Kësaj radhe na tronditi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit dhe zyrtarit komunal Kastriot Shehdadi. Me Kastriotin bashkëpunuam për gjatë 4 viteve të qeverisjes në Gjakovë. Për Kastriotin nuk kishte rëndësi partia politike, ose kush e ka pushtetin. Ai gjithmonë përpiqej të ishte në krye të detyrës, ku me qetësinë që e karakterizonte dhe me aftësitë profesionale përmbushte përgjegjësinë që kishte”, thuhet në njoftimin e Alternativës.
Shehdadi ka qenë korrespodent në media të ndryshme si dhe për gati 20 vjet ishte i angazhuar si Zyrtar për Informim në komunën e Gjakovës.
Ai për shumë vite punoi edhe si gazetar në disa mediume nga Kosova e Shqipëria, periudhë gjatë së cilës është dalluar për profesionalizëm dhe kontribut të pakursyer në përmirësimin e jetës së bashkëqytetarëve dhe shoqërisë në përgjithësi.
