TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Revolta e qytetarëve pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha vijon edhe pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sot protesta ka nisur nga Kamza.
Djetëra njerëz, kryesisht të rinj kanë dalë në rrugët e Kamzës për të ardhur më pas në qendër të kryeqytetit, ku në orën 18:00 është paralajmëruar protesta e radhës që nisi si një revoltë për vrasjen nga policia të të riut dhe solli dorëheqjen e Lleshajt nga detyra e ministrit të Brendshëm.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur zërave që kërkojnë shkarkimin e kryepolicit Ardi Veliu deklaroi sot se një gjë të tillë duhet “ta harrojnë”.
“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”, deklaroi Rama.