AKTUALITET, 24 Dhjetor 2019, 14:20

Palma plagos dy burra në Durrës, gjaku rrëke, qytetarët i ndihmojnë (Video)

Palma plagos dy burra në Durrës, gjaku rrëke, qytetarët i


Një incident ka ndodhur sot në Durrës. Një pemë palme është këputur duke rënë mbi qytetarët. Ngjarja ka ndodhur në Bulevard pranë sheshit “Azem Hajdari”.

“Balkan Web” ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë kapur momentin kur palma bie mbi kalimtarët.

Moti në Durrës është i qetë dhe nuk ka ndonjë stuhi apo erë të fortë, ndaj nuk ka një shpjegim pse ka ardhur dhe rënia e pemës.