TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyim ka reaguar pasi Këshilli Politik nuk arriti një marrëveshje mes palëve për Reformën Zgjedhore.
Me një shënim në Twitter, Komisioneri inkurajon palët që të vazhdojnë dialogun, ndërsa thotë se kjo reformë është shumë e rëndësishme dhe se shpreson për një marrëveshje.
“Reforma zgjedhore në Shqipëri: Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të vazhdojnë akoma të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet dhe do të ishte për të ardhur keq nëse humbet ky moment. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore”, shkruan Varhelyim.