AKTUALITET, 1 Tetor 2020, 12:28

Video/ Shpërthimi i gjyqtares Margjeka: Më sulmojnë sepse nuk i dhashë mandatin kryebashkiakes së Durrësit!


Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën arrest shtëpie për gjyqtaren Mimoza Margjeka.

Margjeka e ka konsideruar procesin ndaj saj një sulm politik, sepse ajo nuk pranuar ti japë mandatin kryebashkiakes së Durrësit, pas votimeve të 30 qershorit.

Gjatë deklarimit për mediat, gjyqtarja ka qenë mjaft e tensionuar.

Ndër të tjera ajo thekson se dhe nëse i shkatërrohej familja, mandatin nuk e jepte se nuk e meritonin.

Margjeka: Keni thënë gjëra të pavërteta. Nuk ka asnjë provë. Është përgatitje. Unë kërkova seancën publike.

Ky shtet nuk bëhet më. Është e vështirë ti dilni përballë shtetit, në burg futen vetëm ato që i dalin përballë shtetit. Me keni fut fëmijët në burg. Nuk ka asnjë provë gjyqtarët janë të frikësuar. Më lejoni të flas.

E kam dosjen këtu. E kanë bërë gjyqin të fshehtë, sepse i dola përballë për një vendim për njerëzit jo për politikën.

Policia: Vazhdo

Margjeka: Lërmë të flas. Mos më prek. Vendimi i gjykatës së Durrësit është Nuk i dhashë mandatin bashkisë Durrës. Le të varroset familja ime, le të shkatërrohet nuk e meritonin mandatin. Ajo që ndodhi ishte se u bë me një kërkesë të PS

VIDEO:

FOTO: