TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skenat e sotme, kur gjyqtarja Mimoza Margjeka nuk u lejua nga policia të fliste për mediat, ishin të pazakonta dhe bënë xhiron e rrjetit.
Gjyqtarja tha se po përndiqet politikisht pasi nuk pranoi ti jape mandatin kryebashkiakes se Durresit. Ajo ia kaloi dosjen e saj gazetarëve.
Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe gazetari Vehap Kola.
“Gjyqtarja Margjeka, që shpalli të paligjshëm mandatin e Valbona Sakos në Bashkinë e Durrësit, paska pasur në dorë edhe dosjen e trafikut të drogës ku përfshihet vetë Drejtori i Policisë së Kufirit.
Me siguri regjimi i stisi asaj prova të rreme për t'i mbyllur gojën.
Sot asaj ia mbylli gojën edhe fizikisht POLICIA. Pamjet nga makina e policisë ku gjyqtaren e tërheq për krahu si një leckë një polic janë lebetitëse.
Palermo, Siçilia dhe Napoli i viteve 60-70 të sjellin ndërmend këto skena ku gjyqtarja pengohet me forcë të komunikojë me mediat.
Të gjitha diskutimet e luksit mbi herësin e listave të Ramës, kur mafia shfaqet kaq drejtpërdrejt janë krehje kur fshati digjet.
Nëse ka juristë, gjykatës, avokatë, prokurorë, aktivistë të të drejtave të njeriut në këtë vend, duhet të flasin sot.
Përndryshe, gjithçka që bëjnë është në shërbim të mirëqenies së regjimit mafiokratik të Rama-Veliajt,” shkruan ai.
Video:
Foto: