AKTUALITET, 1 Tetor 2020, 11:53

“Mos më kap ore, ik ore andej”, gjyqtarja Margjeka ‘shpërthen’ para kamerave: Nuk ka asnjë provë, gjyq i fshehtë

“Mos më kap ore, ik ore andej”, gjyqtarja Margjeka


Gjyqtarja Mimoza Margjeka është përplasur me policinë para Gjykatës së Posaçme.

Ajo ka shpërthyer me tone të ashpra para policëve, të cilët kanë kërkuar ta marrin në makinë.

Pjesë nga debati:

“Mos më kap ore, ik ore andej. Gjyqtarët janë të frikësuar, kanë hall vettingun. Ik moj zonjë, mos më prek. Rri urt! S’ka asnjë provë.

Polici: Vazhdo të lutem.

Gjyqtarja: Mos më prek, prit të sqaroj gazetarët.

Polici: Vazhdo.

Gjyqtarja: Më lër të flas, mos më prek se do të të përplas.