TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së Këshillit Politik se opozita dhe maxhoranca janë të ndara në çështjen e koalicioneve, por PS refuzon që të dërgohet kjo pikë në ODIHR.
Ai e cilësoi këtë sjellje të maxhorancës si hap bllokues të Konsensusit për Reformën Zgjedhore.
“Ka më shumë se dy javë që opozita ka kërkuar si pikë të parë të Këshillit Politik t’i drejtohemi ODHIR për çështjen që ne na ndan në mënyrë thelbësore për koalicionet.
Ajo refuzon të dërgojë kërkesën e ODIHR duke penguar Këshillin Politik. Nëse vazhdon edhe sot do bllokojnë konsensusin për Reformën Zgjedhore”, tha Bylykbashi.