TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat serbe e kanë konsideruar si një provokim të hapur dhe qesharak, deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, “për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e dy shteteve brenda vitit 2025”.
Tablodi “Blic” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë takimit në Pejë, duke raportuar me detaje, gjithçka është diskutuar, deklarimet e dy kryeministrave, por dhe nënshkrimit të nëntë marrëveshjeve.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në një sesion të përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Pejë, prezantoi idenë e “një projekti të unifikimit të Shqipërisë dhe Kosovës”, ishte titulli i madh i gazetës “Blic”, duke theksuar se deklarata u përshëndet edhe nga kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj.
Ajo raporton edhe për propozimin e ministrit të jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, për një studim “Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme”.
“Blic” shkruan ndër të tjera, edhe për deklarimet “anti-BE” të Ramës dhe sjelljes me dy fytyra të institucionit europian, si dhe “taksë 100% në veri dhe 0% në jug të Kosovës”.
“Serbia nuk mund të përdorë dy fytyra, një për Kosovën dhe një për Shqipërinë. Kjo është e papranueshme. Serbia nuk është viktimë. Kosova është viktimë. Shqipëria dhe Kosova do të shkojnë dorë për dore, si dy shqiponja krenare”, citon “Blic”, që ka publikuar edhe një foto dhe video nga gjesti i qeveritarëve shqiptarë dhe kosovarë duke formuar shqiponjën.
/TPZ.AL/