AKTUALITET, 2 Janar 2021, 15:38

Pa policinë, hodhi armën dhe ia mbathi, por arratia zgjati vetëm disa minuta

Pa policinë, hodhi armën dhe ia mbathi, por arratia zgjati vetëm


Një person është arrestuar për armëmbajtje pasditen e sotme në “Ali Dem” në Tiranë.

Ai po qarkullonte i pajisur me armë dhe në momentin që ka parë policinë e ka hedhur pistoletën në tokë dhe ka ikur me vrap, por tentativa për të shpëtuar ka dështuar.

Arratia zgjati shumë pak. Policia pas disa minutave ndjekje e ka prangosur, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit. I arrestuari është dërguar në komisariat