AKTUALITET, 18 Janar 2019, 14:08

Manipulimi/ Strategjia e Ramës për të vënë pedagogët kundër sutudentëve

Manipulimi/ Strategjia e Ramës për të vënë

Që në fillim të dhjetorit pasi dështoi me taktikën për të vënë “ngelsat” kundër qytetarëve që nuk mund të paguajnë për ta, Edi Rama po ndjek një strategji tjetër: të vendosë studentët kundër pedagogëve. Si gjithmonë teknologjia është e njëjtë, Rama nuk ka sanjë herë faj, por njerëzit duhet të fajsësojnë, herë Saliun, herë Metën dhe Idrizin, herë drejtorët e hipotekave dhe legalizimeve, herë gazetarët që zbulojnë tenderat e tij me letra fallco.

Edhe kësaj radhe duke parë se zemërimië i një mase të madhe studentësh kundër kushteve, mungesës të së ardhmes, emigracionit si të vetmes rrugë përballë një qeverie që punon vetëm për 10 oligarkë, rama përdori që në fillim kundërvenien e administratës së universiteteve kundër studentëve. Ai u mundua ta hidhte topin tek rektorët, dekanët, administratorët e vendosur nga PS-ja, të cilët premtoi se do ti shkarkonte të gjithë.

Por kur pa se ata ishin të tërë me të, që përpiqeshin të përçanin protestën njësoj si qeveria, ai filloi të nxisë frymën kundër nivelit të mësimdhënies, pedagogëve pa diploma dhe që marrin ryshfet. Pra problem nuk qe mes një brezi të ri që nuk shikon fundin e tunelit dhe një qeverie kleptokrate, por mes mësimdhënësve dhe mësimnxënësve.

Shumëkush prej stafit akademik e kapi këtë lojë perverse . Madje për herë të parë në historinë e arsimit të lartë shqiptar, asambleja e fakultetit të shkencave sociale, pra gjithë trupa e petagogëve pa përjashtim, votuan njëzëri se janë pro kërkesave të nxënësve të tyre dhe nënshkruan për thembrën e Akilit që Rama kërkon të mos e prekë: Abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Kaq u desh Rama doli zbuluar dhe këtë të premteë i sulmoi hapur petagogët dukeë i shantazhuar ata deri tek rroga si njerëz që nuk dun të bëjnë mësim. “Jeni ju që nuk doni mësim dhe jo studentët e ngujuar” iu drejtua kryeministri petagogëve në një sallë të mbushur me ministrat e rinj që nuk është çudi ti sakrifikojë si paraardhësit si njerëz që bëhen barrierrë në dashurine e madhe të popullit për të. “mos prisni ditën që unë të bashkohem me studentët dhe të vië përballë jush dhe tu them studentëve se çfarë nuk doni të dëgjoini” tha kryeministri në takimin ku po prezantonte, “Paktin për universitetin”.

Pas këtij këndëvështrimi manipulativ sikur studentët janë me kryeministrin kundër pedagogëve zor se mund të pritet ndonjë zgjidhje e krizës në universitete. Sepse kryeministri si zakonisht është futur nën pelerinën fshehjes së problemeve.

Lapsi.al