TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse Presidenti i cilësoi si thellues të krizës institucionale, KQZ i dha mandatin 3 kandidatëve në listës e LSI-së, e cila mban firmën e Metës, në atë kohe kryetar i kësaj force politike. Tre emrat e rinj pritet të betohen të enjten në Kuvend, duke e çuar grupin e ri opozitar në 14 mandate.
Tre deputet të rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim i shtohen kuvendit të Shqipërisë. Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve i dha mandatin Ralf Gjonit në Qarkun e Tiranës, Nimet Musait në Qarkun Fierit dhe Enda Koçirajt në Qarkun e Vlorës.
3 deputetët do të betohen të enjten në Kuvend duke e çuar numrin e e ligjvënësve të rinj në 14 në kuvend.
Ndërkohë KQZ ka njoftuar kandidatët pasues në listën e PD-së dhe LSI-së, për të plotësuar vakancat pas dorëheqjeve në bllok. Aktualisht kuvendi i Shqipërisë ka 96 deputet.