AKTUALITET, 14 Qershor 2019, 20:23

Alibeaj për Ballën: Dështuat të përdorni prokurorinë si helm

Alibeaj për Ballën: Dështuat të përdorni

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla për kreun e PD-së Lulzim Basha.

Në një status në “Facebook”, Alibeaj thotë se Balla dhe Rama dështuan të përdorin prokurorinë si helm për shqiptarët, duke i cilësuar akuzat ndaj Bashës qesharake dhe politike.

“Taulant Bego dhe Edi Avdylaj janë mërzitur shumë. Përpjekja për të përdorur prokurorinë në ngritjen e akuzave qesharake, të cilat ua hodhën me shpejtësi si helm shqiptarëve dhe partnerëve, u kanë dështuar.

Asnjë sajesë dhe askush nuk i pastron dot nga bashkëpunimi me krimin në blerje votash, në marrje, ndarje dhe përfitim pushteti.

Largimi i bandës që ka marrë peng vendin, është më jetik se kurrë për t’i hapur rrugën Shqipërisë si Europa dhe për të ndalur rikthimin e izolimit të vendit.

Asnjë hap pas! Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria si Europa ✌✌✌”, shkruan Alibeaj.