AKTUALITET, 13 Korrik 2021, 10:13

Po udhëtonte drejt Tiranës, makina përfshihet nga flakët në tunelin e Kalimashit, bllokohet qarkullimi për disa minuta

Po udhëtonte drejt Tiranës, makina përfshihet nga flakët


Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte brenda tunelit të Kalimashit.

Sipas News24, bëhet me dije se makinën e drejtonte një shtetas amerikan i cili jeton në Serbi dhe destinacion kishte Tiranën.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka asnjë të lënduar. Drejtuesi i makinës, në momentin që kanë shpërthyer zjarri doli nga mjeti dhe priti për forcat zjarrëfikëse.

Deri në shuarjen e zjarrit, ekspertizës dhe largimit të automjetit, korsia e rrugës së Kombit Kukës-Tunel ka qenë e bllokuar nga kolona e mjeteve.

Aktualisht qarkullimi është kthyet në normalitet dhe është i lirë.