TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Olti Curri ka reaguar në lidhje me videot intime që janë shpërndarë gjatë dy ditëve të fundit, ku shfaqen disa personazhe të njohur.
Curri ka bërë të ditur se, sipas informacioneve që ai disponon, dy prej vajzave që shfaqen në këto video kanë tentuar t’i japin fund jetës. Ai u ka bërë thirrje atyre që të denoncojnë personin që, sipas tij, ka regjistruar materialet pa dijeninë e tyre.
Në reagimin e tij, Curri ka apeluar edhe për sensibilizimin e publikut, duke kërkuar që videot të mos vijojnë të shpërndahen, pasi, sipas tij, intimiteti i një personi nuk duhet të kthehet në spektakël.
Reagimi i plotë:
-Viktimat e videove porno jane femrat te cilat nuk e kane ditur qe po xhirohen dhe materialet e tyre intime sot jane ne duart e publikut.
-Publiku qe i njeh nga ekrani normalisht do komentoje, analizoje, shaje apo mbroje sipas ndjeshmerise personale dhe normalisht edhe do komentojne me shaka. Kur je pjese e industrise se shoëbizit kjo gje eshte e pritshme dhe e ditur.
-Duhet te gjejne forcen dhe ta denoncojne personin qe ka regjistruar intimitetin e tyre ne padijeni.
-Mes te tjerash duhet te kerkojne edhe zhdemtim material sepse karriera e tyre rrezikon seriozisht dhe nuk dihet kur do mund te punojne qe te ushqehen.
-Duhet te marrin ndihme urgjente nga psikologet dhe psikiatret sepse mesa di prej miqve te perbashket dy prej tyre kane te tentuar vetvrasjen dhe miq dhe familjare po i qendrojne 24/24 prane per ti shpetuar jeten.
-Opinioni publik duhet te sensibilizohet dhe videot te mos perhapen sepse intimiteti njerezve nuk eshte spektakel dhe shperndarja e videove rendon sitiaten.
-Miq dhe familjare te tyre te perpiqen t'ja lehtesojne situaten duke shpresuar dhe lutur qe çudia e madhe te zgjase tre dite. Edhe pse perjetimi ne situata te tilla eshte shume personal dhe si e perjeton njeri nuk e perjeton tjetri.