TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka votuar kundër bashkimit me Bashkinë e Elbasanit, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.
Në mbledhjen e zhvilluar për këtë çështje, 7 këshilltarë votuan kundër, 2 pro, ndërsa 13 abstenuan.
Vendimi i Cërrikut vjen pas kundërshtimeve të shprehura prej ditësh ndaj propozimit për riorganizimin territorial.
Kundërshtarët e bashkimit kanë argumentuar se Cërriku duhet të vijojë të funksionojë si njësi më vete, ndërsa çështja ka shkaktuar debat edhe në nivel vendor.
Edhe Këshilli Bashkiak i Belshit ka marrë një vendim të ngjashëm pak ditë më parë, duke votuar kundër bashkimit me Elbasanin dhe Cërrikun.
Kështu, dy prej bashkive që sipas propozimit do të përfshiheshin në njësinë e re territoriale kanë shprehur zyrtarisht kundërshtimin e tyre.
Në anën tjetër, Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka votuar pro bashkimit me Cërrikun dhe Belshin.