LIFESTYLE, 1 Gusht 2021, 14:23

Olta Gixhari tregon pse nuk e zbulon identitetin e partnerit dhe djalit, flet për zgjerimin e familjes: Rashë në dashuri

Olta Gixhari po shijon ditët më të lumtura në krah të partnerit të saj misterioz dhe djalit të tyre, Amar.

Çifti u bënë prindër për herë të parë në gusht të vitit të kaluar, megjithatë aktorja ka vendosur që të mos zbulojë as imazhin e djalit dhe as të partnerit.

Dhe arsyeja është bashkëshorti i saj, i cili nuk e lejon të publikojë foto pasi “i marrin më sysh”.

“Nuk më lë burri ta shfaq as atë, as çunin. Na marrin më sysh thotë”, iu përgjigj Olta Gixhari ndjekësve, gjatë një bashkëbisedimi online.

Aktorja u shpreh se u largua nga Shqipëria pasi ra në dashuri dhe mendon se është më mirë për të të rrisë djalin në Spanjë.

“U largova nga Shqipëria sepse rashë në dashuri. Por mendoj se është shumë më mirë të jetoj në Spanjë dhe të rris këtu djalin tim”, u shpreh ajo.

Ndërsa pyetjes se a po mendon të zgjerojë familjen, Olta Gixhari iu përgjigj: “Së shpejti.”