AKTUALITET, 24 Gusht 2020, 21:45

“Duam t’i mundim, jo t’i rrahim me dru”/ Artan Hoxha publikon pamjet e trajnerit të “Crvena Zvezdes” në Tiranë, thirrje për mediat serbe: Po i kërkonin foto, ne jemi europianë jo barbarë


Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar foton e trajnerit të ekipit të “Crvena Zvezdes” dhe ndihmësve të tij duke konsumuar kafe në një prej zonave më të njohura të Tiranës. Krahas fotos së publikuar në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se ata kanë konsumuar pijen e tyre pa asnjë problem dhe pa u sulmuar nga askush, madje kishte nga ana që i kishin kërkuar edhe foto për kujtim.

Ndër rreshta Hoxha dërgoi një mesazh edhe për mediat serbe, të cilave u kërkoi që të qetësohen pasi askush nuk do të dhunojnë kampionët e tyre në Shqipëri, ndryshe nga sa ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Serbi disa vite më parë.

Media serbe duhet të qetësohet, se kampionët e tyre, askush nuk i ka “ngrënë” deri tani në Shqipëri….. Shqiptarët janë europiane, nuk janë barbarë. Duam t’i mundim në fushën e lojës, jo t’i rrahim me dru… Sigurisht, për t’i mundur, jemi në dorë të Tiranës…,”-shkruan Hoxha.

POSTIMI I PLOTË:

Trajneri i Crvena Zvezdes, Dejan Stanković, me asistentet e tij, Nebojša Milošević, Miloš Milojević dhe ish-kapiteni i Zvezdes, Nenad Milijaš, sot pasdite ne barin e hotel Plaza, Tirane…. Ne foto, Stankoviç me bluze te kuqe, ne krah te tij me çante te zeze, Nenad Milijash. Siç e shikoni, askush nuk u ka bere atentat, askush nuk i ka sulmuar, askush nuk i ka provokuar, madje as i kane pare me inat… Perkundrazi, pashe qytetare, qe benin foto me ta, sigurisht duke u marre leje me pare… Keshtuqe, media serbe duhet te qetesohet, se kampionet e tyre, askush nuk i ka “ngrene” deri tani ne Shqiperi….. Shqiptaret jane Europiane, nuk jane barbare. Duam ti mundim ne fushen e lojes, jo ti rrahim me dru… Sigurisht, per ti mundur, jemi ne dore te Tiranes…

Ndeshja Tirana-Crvena Zvezda do të mbahet në stadiumin “Air Albania” më 25 gusht 2020 ora 20:00.