TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi kërkon me ngulm për një sulmues në sezonin e ardhshëm duke qenë se Gonzalo Higuain dhe bardhezinjtë e kanë mbyllur marrëveshjen me njëri-tjetrin.
“Zonja e Vjetër” insiston për sulmuesin Arkadiush Milik, mirëpo Napoli kërkon të shmangë me çdo kusht transferimin te rivalët e tyre në Serinë A, ndaj rruga e Juventusit është e vështirë.
Kështu, vëmendja e drejtuesve të Juventus ishte tek Raul Himez, sulmuesi i Uolverhempton, i cili në këtë sezon ka qenë ndër më të mirët në Premier League.
Por, planin e Juventus duket se e ka “shkërmoqur” Mançester Junajtid.
“Djajtë e Kuq” janë futur në tratativa me klubin e Uolverhempton dhe duket se bisedimet po shkojnë në rrugë të mbarë, ndërkohë që së shpejti mund të vijë edhe firma në kontratë.