TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana e mbylli sezonin me një barazim 1-1 përballë Bylisit por kjo pak rëndësi ka. Tirana prej 2 javësh kishte mbyllur çdo llogari me titullin dhe ndeshjet ishin thjesht për statistikë. Në përfundim të ndeshjes, para ceremonisë foli presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.
Numri një i vendit kishte veshur fanellën e Tiranës dhe nuk kishte si të mungonte në dhënien e medaljes dhe atë të trofeut. Meta për mikrofonin e SuperSport tregoi edhe një herë dashurinë e tij për ngjyrat bardheblu.
“Sot jemi të gjithë tifozë të Tiranës, që e meritoi fitimin e titullit kampion. E meritonte një ringritje të tillë pas shumë momenteve të vështira. E vesha me shumë dashuri këtë fanellë dhe një prej tyre ma ka dhënë edhe Rudi Vata. I urojmë suksese në arenat ndërkombëtare tani”. Përfundon Meta