AKTUALITET, 2 Prill 2020, 08:54

Humb jetën pacienti me koronavirus në Veri të Kosovës, ja çfarë thotë zyrtari i Serbisë

Humb jetën pacienti me koronavirus në Veri të Kosovës, ja


Një pacient i infektuar me koronavirus nga Leposaviqi, në veri të Kosovës, ka humbur jetën pas transferimit për trajtim të mëtejshëm në Nish të Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas tij, bëhet fjalë për një burrë, i lindur në vitin 1973, i cili ka pasur probleme me veshkat dhe ka qenë në dializë në spital të Mitrovicës së Veriut.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 128 persona të infektuar me koronavirus, prej të cilëve tre vijnë nga mjediset serbe, por janë të regjistruar në evidencën zyrtare të Qeverisë së Serbisë.

Me viktimën që ka konfirmuar Gjuriq, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë, është rritur në dy. /Rel