AKTUALITET, 22 Gusht 2021, 15:45

Nxirret nga kanali automjeti në Fier, shoferi dhe pasagjeri humbën jetën

Nxirret nga kanali automjeti në Fier, shoferi dhe pasagjeri humbën

Është nxjerrë nga kanali automjeti tip “Nisan” që u rrëzua pasditen e së dielës në Marinës të Fierit.

Brenda makinës u gjetën të pajetë dy punonjës të një kompanie sigurie. Paraprakisht mësohet se një prej tyre ishte 46-vjeç dhe tjetri rreth 50.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.